-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Hoti: PDK bleu vota me paratë publike

AvdullahHoti-LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se PDK-ja ka blerë vota, duke bërë pagesa të pakontrolluara ndaj individëve dhe kompanive të lidhura me partinë në pushtet. Hoti ka premtuar se me ardhjen e Qeverisë së re, të gjitha pagesat e jashtëligjshme do të dokumentohen dhe do të ndërmarrin edhe veprime të nevojshme ligjore.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se të gjitha pagesat e paligjshme do t’i gjejë Auditori i Përgjithshëm.

Lexojeni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

Kanë filluar të dalin në pah shkeljet që janë bërë me buxhetin e shtetit gjatë fushatës. PDK e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të blerë vota. Disa ministri dhe komuna kanë bërë pagesa të pakontrolluara ndaj individëve dhe kompanive të caktuara në këmbim të votave që ata do të sillnin për PDK. Kështu ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë, dhe në plot komuna. Sapo të formohet qeveria e re, këto dhe shkelje të tjera do të dokumentohen plotësisht.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Në qeverinë e ardhshme, ne do ta mbështesim Auditorin e Përgjithshëm për të audituar plotësisht të gjitha institucionet publike. Para zgjedhjeve, PDK tentonte me çdo kusht që të ndryshoj ligjin për Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të largonte Drejtorin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, i cili është ndërkombëtar dhe ka bërë një punë profesionale dhe të paanshme.

Më Shumë

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

Lajmet e Fundit