13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

QKK prezanton komitetin selektues kosovar për çmimin OSCAR

QKK-komitetiQendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka shpallur komitetin përzgjedhës, i cili kryesohet nga aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi, e njohur për filmin “Heshtja e Lornës”.

Anëtarë të këtij komiteti janë dhe regjisorja Blerta Zeqiri fituese e Sundance Film Festival, dramaturgu i njohur kosovar Jeton Neziraj, kuratori dhe artisti Albert Heta, dramaturgia dhe gazetarja e njohur Jeta Xharra, aktori Alban Ukaj si dhe kameramani Sylejman Kllokoqi, thuhet në njoftim për media.

Komiteti do të bëj përzgjedhjen e filmit më të mirë që do të jetë kandidati kosovar për çmimin Oscar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

“Ky është moment historik për popullin e Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë tonë që kemi mundësi të nominojmë një film për Oscar. Ndihem shumë e nderuar që jam presidente e komitetit selektues nga Kosova. Shumë urime Kosovë’, është shprehur kryesuesja Arta Dobroshi.

Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku tha: “Jam shumë i lumtur që kemi arritur të kemi një përbërje të tillë të komitetit selektues. Njerëz të cilët në fushat e tyre kanë treguar suksese të jashtëzakonshme”.

Propozimin kosovar që do ta bëj komiteti përzgjedhës pas datës 20 shtator, do të promovohet në SHBA përmes European Film Promotion në të cilën Qendra Kinematografike e Kosovës është anëtare.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren fton votuesit e saj të votojnë të dielën për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të...

Zafir Berisha: Me Artan Abrashin hapim derën e së ardhmes për Prizrenin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve të Prizrenit për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje,...

Lajmet e Fundit