2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

bikBIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontroversë.

Arrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare.

Në përgjigjet e Zyrës për Informim të BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, pohohet se si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.

Por profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.

“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.

Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit apelon për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit ka reaguar lidhur me problemet në furnizimin e rregullt me energji elektrike. Nga institucionet...

Moti për sot me vranësira dhe reshje bore, minimalja minus 2 gradë Celsius

Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i vranët dhe me...

Lajmet e Fundit