11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Presidentja Jahjaga: Ekstremizmi kërcënon sigurinë kombëtare

Atifete jahjagaPresidentja Jahjaga për arrestimet e fundit thotë se janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës. Hedh poshtë të ketë pasur presion ndërkombëtarë. Ajo fton qytetarët që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se nuk ka pasur presion ndërkombëtar për inicimin e aksionit në arrestimin e mbi 40 të dyshuarve për përfshirje në radikalizëm dhe terrorizëm.

Ajo ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky kërcënim nuk e kanos vetëm Kosovën.

“Rreziku del përtej kontekstit tonë të brendshëm”, ka thënë në intervistën për gazetën Zëri, presidentja Jahjaga.

Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar , për të cilët ka dyshime të bazuara që janë reshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit, bënë thirrje që të gjithë t’i kundërshtojnë këto ideologji, që shkojnë në dëm të vendit.

“Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit