0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një copë Sirie në Prizren

Ossama_MohammedNgjarjet tragjike në Siri janë bërë shumë të afërta për kosovarët që kur grupe të vogla personash filluan t’i bashkëngjiten grupacioneve ekstremiste në shtetin islam. Në këtë edicion të DokuFest copëza të historive nga Siria po shfaqen në ekranet e mëdha.

Kur autoritetet policore arrestuan afro 40 kosovarë si të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste, disa media lokale pretendonin se kishte planifikime për sulm në qytetin mesjetar të Prizrenit, gjatë kohës kur do të mbahej festivali “DokuFest”.

Por policia kishte përjashtuar këtë mundësi. Të arrestuarit kishin lidhje vetëm me aktivitete në Siri, atje ku grupacioni islamik dhunshëm po tenton instalimin e një shteti sheriat në Siri dhe Irak.

Megjithatë Prizreni dhe DokuFest janë lidhur me Sirinë dhe atë çfarë po ndodhë atje nëpërmjet kinematografisë dhe ekranit të madh.

Regjisori sirian, Ossama Mohammed, i cili momentalisht është në një ekzil, siç e quan ai, modern në Paris ka sjellë në DokuFest dokumentarin 92 minutash në të cilin krijon një autoportret të Sirisë dhe gjithckaje që po ndodhë atje.

Krejt këtë e ka bërë nëpërmjet grumbullimit të videove amatore të cilat janë postuar nga qytetarët e Sirisë në platformat online si “YouTube”.

Për Mohammed bërja e këtij dokumentari është shtyrë nga dashuria e tij e pashtershme për vendin e tij dhe pamundësisë që ai të jetë atje për të xhiruar. Gjithcka kishte nisur kur në Paris ai kishte takuar një grua të re kurde nga Homsi e cila e kishte pyetur Mohammed se cfarë do të bënte sikur të kishte një kamerë në Siri.

“Ajo më pyeti se çfarë do të kisha filmuar po ta kisha të vendosur një kamerë në Homs dhe unë i thash gjithçka. Më pas filluam të bisedojmë dhe të marrim shumë video dhe dokumentari është historia e këtij takimi”, tha Mohammed, teksa prezantoi dokumentarin e tij të titulluar “Silvered Water, Syria Self-Portrait”.

Dokumentari që do të shfaqet sot (e hënë) në orën 16:00 është pjesë e garës së dokumentarëve për të drejtat e njeriut.

Edhe pse larg Sirisë, Mohammed thotë të jetë i informuar për gjithçka po ndodhë atje. Ai është i informuar edhe për përfshirjen e ballkanasve në grupet ekstremiste në Siri që linden si pasojë e mossuksesit të opozitës që pas rrëzimit eventual të diktatorit Bashar al-Assad të krijojë një sistem demokratik.

Madje ai ka dëgjuar edhe për infiltrimin e kosovarëve në këtë luftë dhe ka parë dhe foton e kosovarit pjesë të ISIS duke ia hequr kokën një personi tjetër në Siri.

Mohammed e quan tmerruese atë çfarë është duke ndodhur në Siri dhe bëhet i ashpër kur flet për atë që ai e quan “heshtje të stërzgjatur të komuniteti ndërkombëtar”.

“Ajo çfarë po ndodhë në Siri është një katastrofë humane dhe kjo heshtje ndërkombëtare përballë kësaj tragjedie është e tmerrshme. Madje as informacionet që po jepen në mediat ndërkombëtare për Sirinë nuk janë shumë të vërteta sepse atje po ndodhë një krim i madh”, thotë Mohammed për Gazetën Jeta në Kosovë.

Por Mohammed nuk i ka shuar shpresat se në Siri do të përfundojë lufta civile mes grupeve të armatosura. Thotë se kineastët dhe gazetarët e rinj në Siri janë duke luajtur një rol të rëndësishëm për të treguar të vërtetën e Sirisë.

Kur pyetet nëse ai e ndjen vetën të rrezikuar nga ISIS për shkak të dokumentarit në shumicës e së cilës shihen anëtarët e këtij grupi tek bombardojnë lagje të ndryshme e vrasin pa pikë mëshire, Mohammed ka një përgjigje të thjeshtë.

“Jam një prej atyre që ende është gjallë”, thotë regjisori i cili në vitin 2002 me filmin e tij “The Box Life” kishte marrë pjesë në Cannes Film Festival.

Më Shumë

Operacion anti-drogë në Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohen 31 doza marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:23, nën dyshimin për posedim...

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Lajmet e Fundit