E ka fajin vetë, ajo kurvë

REXHEP SHAHU

E ndjej shollën e këpucëve tuaja
Mbi eshtrat e mia që kërcasin prej dhimbjes,
E ndjej por s’kam fuqi të thërras,
S’kam kujt t’i thërras,
As pse t’i thërras,
Askush në qytetin tonë nuk të gjendet pranë,
Nuk bëhet me ty kur ke nevojë.

Të gjithë të bëjnë fajtor
Dhe thonë në kor, e ka fajin vetë kjo kurvë!

E ndjej gëlbazën kur pështyni mbi mua,
E shoh kënaqësinë tuaj, kur pështyni gëlbazë
Mbi fytyrën time,
Kur kruani fytin si gjiriz i papastruar kurrë,
Ju njerëz gjirize mbi gjirizin e madh të qytetit tonë
Ku mbretërojnë minjtë.

Ju minj, mbretër të qytetit
Që thërrisni në kor: “Vetë e ka fajin ajo kuuurvë”!

(Qyteti i Lutjeve)

Rexhep Shahu

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit