17.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit ia “vodhi” idenë Arbër Rexhajt

Arber Rexhaj 23Pak ditë pasi përfaqësues lokalë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kritikuan komunën e Prizrenit, për injorim të mërgimtarëve, duke thënë se ndër tjera këtu mungojnë edhe të dhënat për numrin e tyre, në kuadër të Administratës komunale është hapur një zyrë e posaçme, për të bërë regjistrimin e mërgimtarëve, projekt ky për të cilën zyrtarët thanë se nuk ka shkas kritikat opozitare.

Bashkatdhetarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë, por që kthehen për t’i kaluar pushimet në vendlindje mund të regjistrohen në komunë, me qëllim që të dihet numri i tyre. Drejtori komunal për Administratë, Ilir Baldedaj tha se zyra do të punojë në gjashtë muajt e ardhshëm. “Apeloj përfaqësuesit e fshatrave që ta ndihmojnë procesin duke i regjistruar mërgimtarët. Përveç regjistrimit të numrit do të regjistrohet edhe gjendja e tyre ekonomike, ndërsa komuna e Prizrenit parasheh që në të ardhmen t’u ofrojë projekte bashkatdhetarëve të saj”, tha për “Zërin” ai.

Nisja e këtij projekti ndërkaq është bërë pak ditë pas kritikave të bëra nga anëtari i “Vetëvendosjes” në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Arbër Rexhaj. Fillimisht, ai në një debat të organizuar nga Forumi “Transparenca” e më pas edhe një konferencë shtypi ka thënë se komuna nuk disponon numrin e përgjithshëm mërgimtarëve, ashtu siç e kanë disa komuna të Kosovës. “Po ashtu, nuk ka të dhëna të të hyrave, të cilat vijnë si kontribut i tyre. Institucionet në Prizren nuk u kanë kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve tanë, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë për mërgimtarët”, ka thënë ai. Sipas LVV-së, bashkatdhetarët, të cilët vijnë nga Prizreni, trajtohen vetëm si administratë.

Sipas Rexhajt, mungesa e një evidence dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe vë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet prej tyre për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal.

Në anën tjetër, drejtori Baldedaj mohoi që ideja për fillimin e projektit që ka të bëjë me regjistrimin e mërgimtarëve të ketë ardhur nga një subjekt opozitar. “Kjo nuk ka nisur për shkak të kritikave, por ka qenë në planin e punës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, pra assesi nuk ka të bëj me VV-në”, ka thënë ai për “Zërin”.

Baldedaj këtë e mbështeti duke sqaruar se paraprakisht ka qenë i hapur konkursi për punëtorë, të cilët janë trajnuar, ndërsa “kritikat e VV-së kanë qenë të vonuara.

Më Shumë

Prizreni më i nxehti në histori: Top 10 temperaturat ekstreme në Kosovë

Kosova po përjeton ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur vlera mbi 35 gradë Celsius në shumë qytete. Këto kushte ekstreme të motit kanë...

Postoi fotografi me pistoletë, arrestohet i mituri në Malishevë

Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rrjete sociale kishte postuar foto me pistoletë. https://prizrenpress.com/418464-2ht/ Siç thuhet në raportin 24-orësh...

Lajmet e Fundit