PDK kundër “Bllokut” para Kushtetueses

PDK-logo8-07Betejës kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit po i vjen fundi. Sot, para trupit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e PDK-së në njërën anë dhe ata të bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër pritet t’i ballafaqojnë argumentet e tyre në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut në postin e kryetarit të Kuvendit.

PDK pretendon se Mustafa ishte zgjedhur në mënyrë antikushtetuese në postin e kryekuvendarit, kurse blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma të kundërtën. Ashtu siç kanë paralajmëruar palët, në krye të ekipit të PDK-së para Kushtetueses do të jetë deputeti Arsim Bajrami, kurse ekipin e bllokut LDK, AAK dhe Nisma do ta kryesojë deputetja Vjosa Osmani.

Seanca dëgjimore pritet të jetë vetëm një nga zhvillimet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja më pas do ta marrë vendimin. Sipas procedurave, paneli i gjyqtarëve do t’i dëgjojë argumentet e të dy palëve dhe më pas do të mblidhet për të vendosur. Ndonëse afati ligjor për marrjen e vendimit nga Kushtetuesja rrjedh deri më 18 shtator, pritjet janë që konkluzioni të merret nëse jo të enjten, të paktën këtë të premte./tribuna/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit