16.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Zyrtari i AKI-së akuzohet se shfrytëzoi pozitën për qëllime personale të Smakajt

Bashkim SmakajProkuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të një departamenti të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Valon Salihu akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për qëllime personale të drejtorit të AKI-së, Bashkim Smaka, kundër pronarit të portalit “Indeks Online”, Faton Shoshi. Në aktakuzën të cilën e posedon “Koha Ditore” thuhet se Salihu dyshohet se ka kërcënuar Shoshin pasi që ky e kishte publikuar një artikull në portalin e tij, i cili kishte të bënte me drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2013 (Valon Salihu v.j.) ka tejkaluar kompetencat e tij dhe autoritetin zyrtar në cilësi të personit zyrtar duke kërcënuar të dëmtuarin Faton Shoshi, drejtor i portalit ‘Indexonline’, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari Faton e ka publikuar një artikull në portalin e tij, që kishte të bënte me drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj, i njëjti në vazhdimësi e ka përcjellë dhe kërcënuar të dëmtuarin Faton Shoshi”, thuhet në këtë aktakuzë.

AKI-ja të enjten ka reaguar edhe ndaj një teksti të “Kohës Ditore” për vrasjen e një bashkëpunëtori të AKI-së në Siri. AKI-ja përmes një komunikate për media kishte akuzuar “Kohën Ditore” për pavërtetësi të lajmit. Por gazeta në numrin e ri kishte publikuar detaje të reja që konfirmojnë atë që ka shkruar gazeta duke demantuar komunikatën e AKI-së.

Faton Shoshi i ka thënë gazetës se e mirëpret një aktakuzë të tillë.

Më Shumë

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

Dogana ndalon mallra të padeklaruara, drogë dhe municion në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zhvilluar disa aksione kontrolli gjatë fundjavës së kaluar në Pikën Kufitare Vërmicë–Morinë, ku janë sekuestruar mallra të padeklaruara, substanca narkotike...

Lajmet e Fundit