9.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Tetor, 2024

Shqipëria ime fantastike/Miloti suprizues dhe modest

miloti-“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 Jemi mësuar që fundjavat t’i kalojmë vetëm nëpër destinacionet tashmë të njohura të vendit por harrojmë se ende Shqipëria ka surpriza dhe “qoshka” plot të panjohura.

Udhëtimin e rradhës, suplementi SHIF po e vazhdon drejt veriut të Tiranës dhe sot po zbulojmë Milotin.

Ka një pozicion strategjik që lidh veriun e Shqiperise me kryeqytetin.

Në ndarjen administrative përfshihet nga rrethi i Kurbinit. Miloti merr një rëndësi të madhe edhe për faktin se autostrada Durrës- Prishtinë kalon në periferi të qytetit.

Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2, ku jetojnë 12.856 banorë.

Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunën e Cudhinit, në jugperëndim me Bashkinë e Mamurrasit.

Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës dhe qyteza e Milotit njihet si qendër e Komunës.

Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare.

Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut.

Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje– perëndim 17.2 km.

Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Relievi dhe Klima Relievi.

Territori i Komunës është i ndryshëm; në pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor– malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj.

Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit.

Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunës.

Në territorin e Komunës mbizotëron klima mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha pjellore, ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit, ka pyje të dendur.

Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë, Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër.

Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit.

Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell. Flora dhe Fauna.

Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha).

Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë.

Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja.

Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.

Kështu është për t’u përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha.

Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.

Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur.

Në ujërat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.

Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.

Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.

Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Taulantëve.

Këto hipoteza mbështeten në studimet që u janë bërë toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme, sidomos emrave të fshatrave dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të armatosur e rezistencë të pathyeshme.

Në periudhën e Mesjetës, Miloti është përfshirë në Principatën e Arbrit që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate.

Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera.

Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë.

Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Miloti dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe dhe më vonë në atë të Kastriotëve.

Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905– 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas fenomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin.

Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të krahinës.

Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit.

Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri.

Më Shumë

Mot i vranët, mëngjesi në shumë vende me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Aulona Muhadri – MVP e xhiros së parë

Kapitenia e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e xhiros së parë në Superligën e Femrave. Muhadri shkëlqeu në derbin ndaj Prishtinës, ku Bashkimi...

Lajmet e Fundit