14.1 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte politik dhe i korruptuar

JakupKrasniqi10-29Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetari i këshillit të NISMA-së-, Jakup Krasniqi ka thënë se vendimi i Kushtetuese është politik dhe i korruptuar. Ai ka thënë se GJK-ja nuk meriton as respekt, pasi sipas tij respekti fitohet nga vendimet e drejta, e këtë sipas Krasniqit nuk e ka bërë Gjykata.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Në mediet tona sot u shkrua se: Ernst Reichel, i deleguari gjerman për Ballkanin “ka thënë se ky institucion i Kosovës ( e ka fjalën për Gjykatën Kushtetuese, nënvizimi im- J.K) meriton respekt”. Ndoshta duhet pajtuar, por vetëm atëherë kur vendimet e institucionit janë të drejta dhe në rolin e tyre Kushtetues. Edhe në jetën politike dhe ekonomike, suksesi e respekti varen prej vendimeve të drejta, Vendimi në fjalë i GJK nuk e plotëson ketë kusht të domosdoshëm.

Në rastin tonë, zoti Ernst Reichel, respektin e kërkon për të vetmen arsye, se gjyqtari raportues na qenka jo shqiptar, ndonëse fillimisht raportues ishte caktuar një gjyqtar tjetër i cili në dy rastet e fundit e ka ndarë mendimin e tij. Ai sugjeron: “Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. K jo do të thotë se nëse raportuesi do të ishte shqiptar, ky institucion nuk do të meritonte respekt! (sic!) Mendoj se, kushdo që të ketë qenë raportuesi, vendimi nuk meriton respekt.

Pse? Së pari, vendimi është politik, së dyti, është I korruptuar, së treti, është diktues me nota detyruese për deputetet. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues.

Më Shumë

Organizata Ec Ma Ndryshe: Kryetari i Prizrenit të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë në qeverisje

EC Ma Ndryshe përmes një reagimi publik thotë se duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre...

Tre të arrestuar në Prizren pas sulmit ndaj gjashtë personave, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar...

Lajmet e Fundit