27.1 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

PDK pret plasaritjen e LDK-së

PDK LDK logoBlerja e kohës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të jetë një nga tentativat politike të Partisë Demokratike të Kosovës në përpjekje të thyerjes së koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma. Burime nga PDK-ja, të cilat pranojnë të flasin në kushte anonimiteti, besojnë se LDK-ja është në plasaritje e sipër dhe se një pjesë e deputetëve, kryesisë dhe degëve të saj nuk janë të kënaqur me koalicionin që Isa Mustafa ka lidhur me AAK-në, duke e sakrifikuar postin e kryeministrit.

Ndërkaq, shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryekuvendarit, sipas këtyre burimeve, vetëm sa i ka thelluar hendeqet te kjo parti politike. Po ashtu në LDK, sipas këtyre burimeve, janë shtuar dyshime e polemika nëse Isa Mustafa duhet edhe njëherë të dalë në kandidaturë për kryetar Kuvendi pas dështimit të PDK-së, pasi që PDK-ja sërish mund ta sfidojë pozitën e tij në kreun e Kuvendit përmes padisë në Kushtetuese.

Këto burime besojnë fuqishëm se çdo kryetar i Kuvendit gjatë këtij mandati të institucioneve që do të zgjidhet nga një parti tjetër pa nominimin e PDK-së do të detyrohet të largohet si shkelës i kushtetutës. “Askush në LDK nuk do të mund të pranonte i qetë që lideri i saj sërish të lëshonte zyrën si shkelës i Kushtetutës”, ka thënë ky burim, duke u thirrur në deklaratat dhe kontaktet që i ka me përfaqësues e miq nga LDK-ja./tribuna/

Më Shumë

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka shtënë ne armë zjarri pas një mosmarrëveshje që...

Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, është pajisur me një automjet të ri me radar mobil. Më datë 20.08.2025,...

Lajmet e Fundit