10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Malishevë:11 kandidatë për një vend pune si mësimdhënës

MalishevaArsimi po bëhet një sektor gjithnjë e më i lakmuar për punësim. Këtë e dëshmon konkurrenca gjithnjë e më e madhe në këtë fushë. Kjo më shumë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në vend. Arsyeja tjetër është edhe fakti se sektori po shihet edhe si mundësi e mirë për të siguruar një vend pune të sigurt, si dhe paga goxha e mirë në krahasim me pagën mesatare apo pagat e punonjësve të tjerë civilë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Një gjë të tillë e vërteton edhe aplikimi i një numri shumë të madh të kandidatëve për mësimdhënës në shkollat e komunës së Malishevës. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në këtë komunë për një pozitë mësimdhënësi kanë konkurruar mesatarisht 11 kandidatë.

Drejtori Komunal për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka njoftuar se për 147 vende pune, sa janë të lira sivjet në shkollat e Malishevës, kanë aplikuar 1.616 kandidatë. Që mesatarisht i bie diku rreth 11 kandidatë për një vend pune. Ndërsa, vetëm në Qendrën e Kompetencës, për 33 vende kanë aplikuar 412 kandidatë apo 12.6 kandidatë për një vend.

Thaçi në mbledhjen e Komitetit përkatës, që vepron në kuadër të KK-së, ka raportuar rreth konkursit për zgjedhjen e drejtorëve dhe të kuadrit mësimor, si dhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2014/15. Sipas tij, Drejtoria është munduar që t’u përmbahet ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, për zgjedhjen e drejtorëve dhe të kuadrit mësimor, derisa janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit edukativ, që nis më 1 shtator.

Ndërsa, Komiteti Komunal për Arsim ka formuar edhe një Komision Hetimor për hulumtimin e mënyrës së ndarjes së bursave nga ana e Drejtorisë dhe për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Komisioni është i përbërë nga tre anëtarë: Valon Hoti (VV) kryesues dhe anëtarët: Veton Telaku (PDK) dhe Liridona Maloku (IQM).

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit