Hazir Berisha: Protestuesit në Mushtisht penguan lëvizjen e lirë të serbëve

hazir berishaZëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka raportuar për protestën që banorët e fshatit Mushtisht kanë organizuar kundër vizitës së sërbëve. Ai tha se protestuesit kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve serb.

“Sot, në orët e paradites, një grup rreth 150 qytetarë serbë, në mesin e tyre rreth 50 fëmijë, kanë ardhur me autobusë në fshatin Mushtisht me qellim të vizitës dhe ushtrimit të ceremonive fetare në kishën “Virgjëresha e Shenjët”.

“Vizita e pelegrinëve serbë ka qenë e paralajmëruar dhe e lejuar nga autoritetet shtetërore, por në numër prej 57 pelegrinësh”.

“Policia e Suharekës në vazhdimësi e ka përcjell situatën dhe ka marrë informacione për një protestë të mundshme të fshatarëve dhe për ketë disa herë, e së fundi edhe dje ka biseduar me organizatorët e protestës të cilëve ua ka bërë me dije se çdo kush ka të drejtë të proteston por nuk do të tolerohet pengimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve”.

“Ndërkaq, një grup rreth 300-400 persona e kanë penguar lëvizjen e lirë dhe nuk i kanë respektuar urdhëratë e personave zyrtarë”.

“Me ta parë situatën, pelegrinët serb janë kthyer në përcjellje të policisë në drejtim kishës së fshatit Zoqisht i Rahavecit për të kryer rite fetare dhe pas kësaj janë nisur në drejtim të Serbisë pa ndonjë problem. Lidhur me rastin Policia e Suharekës i ka shoqëruar deri në stacionin policor gjashtë qytetarë në cilësi të organizatorëve të protestës për t’i pyetur për bllokimin e rrugës. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit se si do të vendos për rastin”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit