11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Zgjedhjet do të shfrytëzohen në KS, si sukses

Enver Hoxhja ne KS  KSPavarësisht sfidave që ka para vetes, por edhe pengesave në zbatim të disa vendimeve që tashmë është dashur të zbatohen, Kosova do mundohet të paraqitet në Këshill të Sigurimit të OKB-së, si një vend stabil që dëshmon se është e përcaktuar në rrugën integruese në BE dhe në NATO.

Zyrtarët qeveritarë nuk i pengon raporti i Clint Williamsonit, mosthemelimi i Gjykatës Speciale, e as arrestimet masive nën akuzat për terrorizëm, që të deklarohen se gjendja aktuale në vend është më e mira që ka qenë ndonjëherë.

Sot (e premte) kur edhe pritet të diskutohet raporti i rregullt për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon në Këshill të Sigurimit, zv/ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, për Tribunën ka thënë se sukses i këtij viti për vendin janë mbajtja e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.

“Gjendja aktuale në Kosovë është më e mira që nga fillimi i raporteve të OKB-së më 1999. Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë nga vendi post-konfliktuoz në republikë evropiane me perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE. Besoj se edhe OKB do të reflektojë në sukseset e këtij viti siç janë organizmi i zgjedhjeve kombëtare dhe pjesëmarrja e serbëve në veri në integrim të vendit”, ka thënë Selimi…

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Lajmet e Fundit