17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Protestat zëvendësohen me peticion

Rasti Monstra-gjykataProtestat në rrugë kundër të ashtuquajturit “Rasti Monstra” do të zëvendësohen me një peticion mbarëkombëtar kundër proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e Këshillit për Organizimin e Protestave. Ata thonë se konform strategjisë së re, revoltën e tyre kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm do ta shprehin në formë të re përmes peticionit që do të shtrihet në të gjithë trojet ku jetojnë shqiptarë.

“Ky peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së pikave të ndryshme nëpër qytetet e Maqedonisë ku qytetarët nëpërmjet nënshkrimit do të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Për realizimin sa më të suksesshëm të këtij peticioni si formë e ndërgjegjësimit kombëtar do të hapen pika të ngjashme edhe jashtë Maqedonisë”, deklaron Bedri Ajdari, Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, transmeton TCH.

Organizatorët ftojnë shoqërinë civile dhe qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mbështesin peticionin në kërkim të drejtësisë për shqiptarët e pafajshëm që vuajnë dënimet e padrejta nëpër burgjet e Maqedonisë.

“Ftojmë qytetarët shqiptarë si dhe OJQ-të që të përkrahin këtë peticion, që nga organizimi dhe nënshkrimi formal i tij dhe të tregojmë që së bashku jemi kundër proceseve të montuara politike dhe kundër dhunës shtetërore të qeverisë maqedonase kundër shqiptarëve në Maqedoni”, thotë Ajdari.

Peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve do të nisë të shtunën nga disa qytetet të Zvicrës.

Më Shumë

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Sekuestrohen katër armë në Prizren dhe Dragash

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në katër raste të ndara gjatë kësaj jave në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për dy...

Lajmet e Fundit