O marash marashi

Skender Berisha

Po nget drejt vjeshtës me nge
kush të joshi kaq shumë
rend e nuk ndalesh si lumë
as këndej as nëpër re

ende po ndrit nën diell
më fsheh me blerimin e mbetur
edhe ti o gjeth i paprekur
shpejt ke për të vdekur

nën plepat e reshtuar
do të dridhesh i tmerruar
pak më duhesh edhe mua
nuk kam kohë për të vajtuar

o Marash që josh sa i pashoq
do t’më rrish pip o kokrrosh
të të shoh ore të të shoh
moti kur ndërron ndërron

Skender Berisha

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit