Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë ka akuzuar kryetarin e Komunës Ragip Begajn se ka përzgjedhur politikisht drejtorët e rinj të shkollave. Sipas VV-së, Begaj po ashtu punësimet në arsim po i bënë me direktiva të partisë.
“Vetëvendosje me kohë ka tërhequr vërejtjen se kryetari Begaj dhe drejtori i Arsimit Blerim Thaçi po i zbatojnë direktivat e partisë për punësim në sektorin e arsimit. Përzgjedhja e shumë drejtorëve të ri mbi baza partiake, largimi i ish-drejtorëve ende pa ju përfunduar kontrata, rekrutimi i stafin mësimor në kundërshtim me procedurat dhe kriteret profesionale, vazhdimi i praktikave të ushtruesve të detyrës në disa shkolla tregon se në Malishevë nuk ka ndryshuar asgjë për mirë, përkundrazi në Malishevë po vazhdohet të stërkeqësohet situata në arsim dhe jo vetëm”, thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë ka ndjekur me shumë vëmendje tërë procesin e punësimeve në sektorin e Arsimit që nga shpallja e vendeve të punës deri te pranimi i përzgjedhjes së personelit të ri arsimor. Në bazë të gjetjeve që janë lehtë të dokumentueshme ka vërejtur një numër të madh shkeljesh flagrante të cilat fillojnë nga aspekti procedural deri tek shkeljet e së drejtës dhe barazisë në konkurse dhe punë.
“Largimi nga vendet e punës dhe zëvendësimi me militantë partiak i profesorëve e arsimtarëve është shpërfaqja më e saktë e mashtrimit që i është bërë qytetarëve të Malishevës se gjëja do të ketë ndryshim. Qytetarët e Malishevës ende i kanë të freskëta premtimet për arsim të pa partiakizuar e sot me veprimet e tij”
“Kryetari Begaj dhe bashkë partiakët e tij po e shkatërron atë. Sot përmes kësaj komunikate dëshirojmë të informojmë publikun dhe të gjitha organet shtetërore se spastrimi politikë që po ndodhë në Malishevë është i papranueshëm dhe joligjorë. Ne i inkurajojmë të gjithë ata të larguar padrejtësisht nga puna, që të vazhdojnë betejën për drejtësi dhe barazi”.
Shkeljet që VV ka arritë t’i evidencojë janë:
– Paneli intervistues është udhëhequr në mënyrë jo profesionale nga shefi i DKA Halim Hoti i cili përveç që ka “rehatuar” fëmijët e tij në sektorin e arsimit ai është kujdesur për injorimin, nënçmimin dhe dekurajimin e të gjithë aplikantëve. Ky panel është udhëhequr nga interesi dhe dirigjimi partiak, dëshmi për këtë është lista e të përzgjedhurve dhe forma e intervistimit duke bërë vetëm turbo-intervista një minutëshe, në kundërshtim me ligjet, udhëzimet administrative dhe procedurat e intervistimit.
– Pranimi i drejtorëve pa diplomë Universitare, duke i përjashtuar drejtorët që kanë pasur kualifikim përkatës.
– Caktimi i ushtruesve të detyrës së drejtorit të personave të pa kualifikuar e deri tek personat që janë nën hetime për vjedhje.
– Pranimi i stafit arsimor në baza tërësisht partiake dhe familjare duke i larguar dhe duke mos i pranuar aplikantët me diploma dhe përvojë përkatëse, ky fenomen është paraqitur në dhjetëra raste ku struktura e Nismës në Malishevë është përfshirë në selektime informale të stafit që në kushte normale do të duhej të ishte profesional e jo partiak.
– Rasti kur është përjashtuar drejtori edhe pse ka kualifikimin, madje është duke ndjekur edhe doktoraturën dhe shumë raste ku konkursi për lëndët e caktuara nuk është shpallur fare me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës militantëve partiak.
“Dhe rasti më eklatantë është caktimi për Ushtrues Detyre i drejtorit të Gjimnazit “HAMDI BERISHA” i personit që ka disa lëndë në organet e drejtësisë, nga dyshimet për keqpërdorim të votave, keqpërdorim të pozitës nga falsifikim deri të vjedhjet. Ky është një nga skandalet dhe fyerja më të mëdha që i bëhet stafit të kësaj shkolle që dikur ishte krenaria e Malishevës dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës”./PrizrenPress.com/