20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

LDD-ja i kërkon hisen prej 30 për qind AAK-së nëse merr postin e kryeministrit

nexhat daci ramush haradinajJo vetëm akademik Nexhat Daci, njëherit edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, por edhe shumë zyrtarë të kësaj partie që ishin në koalicion me AAK-në presin që kjo parti ti shpërblej me pozita të larta, nëse arrin që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i vendit.

Shumë zyrtarë e anëtar nga LDD-ja presin emërime në poste të larta qeveritare e të tjera nëse AAK-ja merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo po thuhet se do të ndodh në bazë të një marrëveshje të nënshkruar më parë nga AAK-ja dhe LDD-ja,e që tridhjetë për qind e hises i takojnë këtij subjekti e pjesa tjetër prej 70 për qind AAK-së.

Akademik Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, tha për portalin “toskanapress.info”, se kanë një marrëveshje të shkruar dhe nënshkruar nga dy liderët e AAK-së dhe LDD-së, me të cilën janë ndarë përgjegjësit dhe beneficionet në raport 70 me 30 për qind.

“Marrëveshja është e nënshkruar dhe punuar në atë frymë që në zgjedhjet lokale të shkohet ndryshe e në ato qendrore është shkuar me një listë të përbashkët të AAK-së”, tha akademik Daci

Kryetari i LDD-së, tha se i janë drejtuar edhe me shkrim kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj apo siç thotë ai mikut të tij të vjetër, që obligimet e koalicionit të mbeten në fuqi duke kërkuar edhe realizimin e tyre.

Ai tregoi se nuk ka marr ndonjë përgjigje, pasi që akoma nuk dihet fundi i këtij procesi dhe do të ishte e pavend që të kërkohen premtime.

“Unë pres që obligimet e marrëveshjes, AAK-ja ti respektoi, sepse LDD-ja jo vetëm tash, por nga viti 2001, kur u krijuan institucionet ka bërë tepër veprime me rreziqe për Ramush Haradinajn dhe raportet ishin dhe shpresojmë të jenë korrekte”, tha Daci.

Akademiku pret që në një mënyrë të veprohet brenda obligimet e dala nga marrëveshja. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kur nisen negociatat për koalicion. Ekzistojnë kopjet e marrëveshjes në LDD- e besoj edhe në AAK. “Se çka do ti takoi LDD-së nuk do të spekuloi se do të ishte e tepërt një presion i paarsyeshëm ndaj Ramush Haradinajt, kur ende nuk dihet ende. Besoi fuqishëm se koalicioni pas zgjedhor do ti zgjedh institucionet”, tha akademik Nexhat Daci./standardi.eu

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Lajmet e Fundit