82 shkolla pilotojnë kurrikulën pa mjetet e duhura mësimore

Shkolla-nxenesitVitin e kaluar pilotimi i kurrikulës së re parauniversitare në dhjetë shkolla ka vënë në pah një sërë vështirësish.

Kryesoret mbeten mungesa e teksteve dhe e pajisjeve mësimore, si dhe trajnimi i mësimdhënësve për përdorimin e teknologjisë informative. Këtë vit në këtë proces janë futur edhe 72 shkolla të reja, kurse pilotimi është refuzuar nga shkollat e nacionalitetit serb, me gjithë ftesën e bërë nga Ministria e Arsimit, shkruan Koha Ditore.

Sipas një dokumenti të përpiluar nga kjo ministri, vështirësitë që kërkojnë zgjidhje në vazhdim janë: plani mësimor; gjuha angleze në arsimin fillor; gjuha e dytë e huaj nga klasa e 6-të; kurrikula me zgjedhje; rritja e bashkëpunimit në mes MASHT-it, DKA-ve, shkollave, prindërve dhe komunitetit; bashkëpunimi me organizata qeveritare dhe joqeveritare, si dhe pajisja e shkollave me mjete mësimore.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit