-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Pasojat e shtetit bosh

Kuvendi i Kosoves 7Zyra e Auditorit të Përgjithshëm këtë javë ia ka marrë një kompetencë kushtetuese Kuvendit të Kosovës, duke zgjedhur një ushtrues detyre në krye të këtij institucioni. Është vepruar vetëdijshëm kësisoj.
Arsyetimi formal që kanë dhënë është se shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit është më pak e dëmshme sesa ZAP-ja të mbetej pa drejtues, në mungesë të funksionalizimit të Kuvendit që ka kompetencën të caktojë ushtruesin e detyrës.

Ka shumë shembuj të shkeljeve dhe pritet të shtohen në rast se ngërçi politik mbetet në këtë rrugë qorre. Ndonëse zgjedhjet janë mbajtur më 8 qershor, Kuvendi akoma nuk është konstituuar. Zgjedhjet nxorën PDK-në parti të parë, por prodhuan edhe një koalicion paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, që ka shumicën në Kuvend. Secila nga këto dy kampe politike pretendon se e ka të drejtën për ta pasur kryeparlamentarin.

Gjykata Kushtetuese ka trajtuar çështjen e kryeparlamentarit dhe i ka dhënë të drejtë PDK-së. Njëkohësisht ka rrëzuar zgjedhjen e Isa Mustafës nga ky post, që ishte bërë në seancën konstituive të lënë në gjysmë.

Kryesuesja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës konstituive dhe palët mbajnë qëndrimet e mëhershme – PDK-ja nuk heq dorë nga kryeparlamentari, ndërsa koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk jep votën për. E Kushtetuesja ka theksuar se pa konstituimin e Kuvendit nuk mund të procedohet me zgjedhjen e Qeverisë./Koha Ditore

Më Shumë

Apel për kujdes ndaj qytetarëve që jetojnë pranë lumit Mirusha pas reshjeve të fundit

Komuna e Malishevës ka lëshuar një apel për qytetarët që jetojnë pranë lumit Mirusha, pas reshjeve të shumta të 24 orëve të fundit. Qytetarët...

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Lajmet e Fundit