3.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Rusia i mbyll Polonisë rubinetat e gazit

gazi ne rusiRusia redukton me 45 për qind furnizimin e Polonisë me gaz, deklaroi sot kompania shtetërore polake PGNiG.

Më herët gjatë ditës, Varshava ndaloi dërgesat e gazit në Ukrainë përmes tubacioneve me fluks të kthyeshëm.

Autoritetet e argumentuan këtë lëvizje për faktin se volumi i gazit rus ishte të martën 24 për qind më i ulët.
Si Polonia, ashtu edhe Ukraina varen shumë nga gazi natyror rus, për çmimin e të cilit Moska aktualisht është në konflikt me Kievin.

Disa ekspertë mendojnë se vendimi i Kremlinit, që në muajin qershor ia mbylli Ukrainës rubinetët e gazit, është një lloj ndëshkimi për Poloninë për shkak se ka dërguar gaz atje.

Sipas të përditshmes financiare ruse “Kommersant”, Varshava i kishte kërkuar këtë javë Moskës të shtonte nivelin e furnizimit me gaz për shkak të një vale të papritur të ftohti, por Gazprom ka refuzuar t’ia përmbushë këtë nevojë me pretendimin se nuk kishte gaz mjaftueshëm.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka marrë të njëjtën masë të ashpër ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë, që nëpërmjet naftësjellësve me fluks të kthyeshëm kanë dërguar shumë më tepër gaz në Ukrainë sesa Polonia.

Pak kohë më parë, “Gazprom” dhe presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kishin pasoja nëse furnizonin me gaz shtetin fqinj. Putin ka argumentuar se të tilla dërgesa do të minonin kontratat ekzistuese të gazit me BE-në.

Më Shumë

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën  jetoi me bashkëshortin dhe...

Lajmet e Fundit