Cliff: ‘Srpska’ nuk mund të përcaktojë krijimin e Qeverisë

IanCliff6-12Ditë më parë ambasadori britanik në Kosovë Ian Cliff në një intervistë për Kohën Ditore tërhoqi vërejtjen se Lista Serbe nuk dihet të jetë faktor për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ai pati bërë të ditur se Lista Serbe, duhet kjo listë duhet të jetë në qeveri, por se, me 9 deputetë në Kuvend, nuk mund të jetë përcaktuese, raporton KTV.

“Nëntë nga dhjetë deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës janë nga Lista Serbe. Kështu që mendoj se do të ishte mirë që këta serb të futen nën ombrellën e Kosovës dhe kjo listë të bëhet pjesë e qeverisë. Por mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj eventualisht t’i bashkohen edhe ata.

Nuk mendoj se është gjë e mirë që Lista Serbe të jetë partia vendimtare për qeverinë e ardhshme”, kishte thënë Cliff dy javë më parë. Por, nëse jo në përcaktimin e qeverisë, Lista Serbe me vetëm 9 deputetë sot u bë përcaktuese e seancës konstituive duke i siguruar kështu Beogradit mundësinë që të interferojë në agjendën e Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit