11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Lista Serbe mohon: S’kemi bërë marrëveshje me PDK-në

Aleksandar JablanovicNjë anëtar i Listës Serbe ka mohuar lajmin e mediave serbe se Lista Serbe do ta përkrah Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nuk kemi vendosur ende se kë do ta përkrahim”, ka thënë shkurt ky anëtar i Listës Serbe për Indeksonline.

Në anën tjetër, kryetari i kësaj liste, Aleksandar Jablanovic, në një prononcim për Gazetën Blic ka demantuar raportimet se Lista të cilën ai e udhëheq ka arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk kemi marrëveshje me asnjë parti politike, e aq më pak me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, Lista Serbe ka kërkuar kohë shtesë, në mënyrë që të diskutojë për situatën e krijuar pas hyrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në koalicion me LAN-in, gjegjësisht të diskutojë për dialogun Kosovë- Serbi që pritet ta udhëheq VV-ja.

“Askush në Listën Serbe nuk ka thënë se do të rreshtohet nga një krah në krahun tjetër. Jemi parti unike dhe secili anëtarë i respekton qëndrimet e partisë”, ka thënë ai për gazetën Blic.

Ndërkohë, para pak orësh, Blic i Beogradit ka raportuar se Lista Serbe do ta mbështes PDK-në e Hashim Thaçit./indeksonline/Gazeta Blic/

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Lajmet e Fundit