4.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Konsensusi, rrugëdalja më e mirë

Kuvendi i Kosoves 7Liderët e partive politike në Kosovë duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të ulen dhe të gjejnë ndonjë zgjidhje rreth situatës së krijuar në vend. Kështu thonë njohës të çështjeve kushtetuese.

Sipas Mazllum Baraliut,që nga seanca e 17 korrikut ka filluar të ecë koha për krijimin e qeverisë, raporton RTK.

Duke iu referuar deklaratave të fundit të disa partive për zgjedhje të jashtëzakonshme, Baraliu tha se është përgjegjësi e të gjithëve të gjejnë ndonjë zgjidhje që përjashton opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, paralajmërimin se nuk do të ndërhynë në zgjidhjen e ngërçit politik e kanë bërë edhe ndërkombëtarët në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe ambasadori britanik, Ian Clif, deklaruan se Kosova nuk është në një krizë institucionale, edhe pse që nga data 8 qershor, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Kosova ende nuk i ka institucionet e reja.

Edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përsëritur se zgjidhja për formimin e institucioneve duhet të gjendet nga faktori i brendshëm politik. Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, për herë të parë komuniteti ndërkombëtar kryesisht ka qëndruar në rolin e spektatorit, duke pritur që liderët dhe partitë politike të gjejnë vetë zgjidhjen. Tre muaj të shpenzuar pa institucione, shihen si një periudhë e gjatë, por e pranueshme për praktikat dhe demokracitë parlamentare.

Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi nuk mund të jetë funksional dhe rrjedhimisht edhe nuk mund ta zgjedhë qeverinë e re të Kosovës.

Në rast të opsionit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese. Por ajo ka rikujtuar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme.

Më Shumë

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024. Lajmin për...

Ukaj: Prizreni i thotë ‘po’ LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, thotë se qytetarët e Prizrenit, po i thonë ‘po’ Lidhjes Demokratike të Kosovës. "Më afër qytetarëve, për ndryshimin...

Lajmet e Fundit