13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Qeveria nuk rrezikohet, pranon ose jo “Lista Srpska” të jetë pjesë e saj!

Fisnik Korenica-gsjpFisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se sistemi kushtetues i Kosovës i jep të drejtën komuniteteve pakicë që të kenë një pozicion të garantuar të pjesëmarrjes në Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, e drejta e komuniteteve, “në këtë rast, prej pozicionit të shumicës parlamentare, është e tillë që mjafton që atyre tu ofrohet mundësia që ata të jenë pjesë e qeverisë”.

Megjithatë, në një rast hipotetik, sipas tij, nëse ata e refuzojnë një mundësi të tillë, natyrisht, shumica parlamentare e ka të drejtën të shkoj tutje dhe qe t’i emëroj përfaqësuesit e komuniteteve – duke përfshirë komuniteti serb – pa pasur pëlqimin e Listës Srpska.

“Këtu duhet qartësuar një gjë, e ajo është që formimi i qeverisë dhe e drejta e komuniteteve për të qenë pjesë e saj, nënkupton që atyre (pakicave) do te duhej qe t’iu ofrohet hapësirë për të qenë pjesë e qeverisë, por kjo nuk nënkupton që Qeveria e Kosovës nuk guxon assesi të bëhet nëse lista Srpska nuk është prezente dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e saj”, ka thënë ai për Telegrafin.

Korenica më tutje ka theksuar se në asnjë skenar, për aq kohë sa kanë një shumicë parlamentare, Lista Srpska nuk mund të jetë bllokuese e procesit të konstituimit të qeverisë.

“Mjafton që atyre tu bëhet oferta për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës. Këtu përmbyllet përmbushja e garancionit kushtetues sa i takon pjesëmarrjes së komuniteteve jo shumicë në përbërjen e qeverisë”, ka konstatuar Korenica.

Më Shumë

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit