Isa Mustafa sot nuk kandidohet për Kryetar Kuvendi

Isa Mustafa-kryeparlamentarLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të kandidoj për kryetar të Kuvendit gjatë seancës së nesërme konstituive. Kështu kanë bërë të ditur burime të larta të Gazetës Blic brenda LDK-së. Sipas këtyre burimeve, Blloku do ta lë PDK-në që ta paraqes kandidatin e saj dhe s’do të tentoj fare ta kandidoj Mustafën.

“Blloku ka vendosur që me e lënë PDK-në me kandidaturën e saj. Nuk do ta kandidoj nesër Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit. Madje, as nuk do të tentoj ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, Blloku pas mbylljes së seancës së nesërme të Kuvendit, ku besojnë se PDK nuk do të arrij t’i bëjë numrat, do të thërras një seancë të jashtëzakonshme.

“Në këtë seancë Blloku do ta kandidoj Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit, duke u thirrur në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Isa Mustafa do t’i marrë 83 vota”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina ka thirrur për nesër vazhdimin e seancës konstituive.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit