14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Së shpejti filmi “Sonata”

Sonata-filmFilm është i bazuar mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leon Tolstoy ”Sonata e Kruizerit ”por që i përshtatet realitetit në Kosovë. Studenti i regjisë, Durim Kryeziu theskon në një intervistë për KultPlus se temë e këtij filmi do të jetë më saktësisht dashuria mes dy personaliteteve të kundërta me karaktere dhe kërkesa të përditshmërisë, ku jo rastësisht prodhon edhe pyetjet e brendshme ku herë-herë nuk gjen as përgjigjet.

Regjisori dhe skenaristi i ri Durim Kryeziu ka nisur realizimin e filmit të metrazhit të shkurtër të quajtur “Sonata”. Ky film është duke u realizuar me një ekip të madh dhe me aktorë profesionistë. ”Sonata” ngrihet mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leon Tolstoy ”Sonata e Krojcerit”.

“Filmi është bazuar mbi novelën e shkrimtarit Leon Tolstoy , por kuptohet që skenari është ndërruar dhe është përshtatur mbi perceptimet e logjikës së gjërave në Kosovë”, ka thënë për KultPlus, Kryeziu.

Temë e këtij filmi do të jetë më saktësisht dashuria mes dy personaliteteve të kundërta me karaktere dhe kërkesa të përditshmërisë, ku jo rastësisht prodhon edhe pyetjet e brendshme ku herë-herë nuk gjen as përgjigjet.Për realizimin e filmit, Durim Kryeziu ka marrë ide edhe nga profesori i tij Selami Taraku.

“Këtë film e kam bërë për arsye diplomimi por pasi që të kryhen fazat e postproduksionit do t`i shoh mundësitë për të konkurruar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi Kryeziu.

Studenti i regjisë thekson se për të arritur deri në këtë fazë, i është dashur shumë kohë dhe përkushtim, e bërë me aktorë profesionistë në mesin e të cilëve është edhe Çun Lajçi.

“Pse bash Çun Lajçi ka rol në film.. Sepse me figurën dhe zërin e tij baca Çun luan rolin e një plaku të moshuar , ku në mes intelektualëve mbron parimet tradicionale për dashurinë”, tregoi ekskluzivisht Kryeziu.

Durim Kryeziu tregon për fillimin e paraqitjes së skenarit tek ata aktorë që ka dëshiruar t`i ketë në këtë projekt dhe për pëlqimin që ka marrë nga ata.

“E gjithë ekipit të filmit u ka pëlqyer ideja e skenarit dhe mënyra e trajtimit të temës së dashurisë, kështu ekipi me përkushtim të madh kanë dhënë kontributin e tyre profesional në mënyrë vullnetare ku edhe shfrytëzoj rastin t`i falënderoj shumë.”,ka thënë ai. Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani. Regjia: Durim Kryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, drejtor i fotografise: Rron Ismajli, kompozitor: Memli Kelmendi, tonisti: Agron Demolli, kostumografe: Greta Maksuti, skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri.

Ky regjisor për publikun në të ardhmen e afërt do të nisë të punojë në shumë projekte të ndryshme. Ai zbuloi për KultPlus se planifikon ta shkruaj një skenar për film të metrazhit të gjatë ‘’Kurorëzimi” , ku këtu kërkon mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Më Shumë

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Lajmet e Fundit