11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Dhe Jahjaga tha: Zgjidhja është brenda Kuvendit!

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një komunikatë për media pas takimit që pati me partitë parlamentare.
Jahjaga ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që e ka dërguar Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka ftuar në takime të veçanta liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Sërpska, të udhëhequr nga zotëri Slobodan Petrovic, të grupit parlamentar Gjashtë Plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga zotëri Isa Mustafa, zotëri Ramush Haradinaj, zotëri Fatmir Limaj dhe zotëri Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare ka theksuar se konstituuimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga tha se takimet e sotme zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Lajmet e Fundit