11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Dy vende së shpejti do ta njohin Kosovën

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se shumë shpejt shtetin e Kosovës do ta njohin edhe dy shtete.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se gjatë këtij viti Kosova ka marrë një numër të njohjeve, të cilat kanë dëshmuar se ky proces është i pandalshëm. “Pres që disa vende të marrin vendim për ta njohur Kosovën deri në fund të vitit. Po ashtu, ka pasur zhvillime në dy vende, të cilat veç kanë marrë vendim për ta njohur Kosovën, por ka pasur ndryshim të qeverive dhe ne presim që qeveritë e reja do ta bëjnë së shpejti publik lajmin e tyre për njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se viti 2014 ka qenë më shumë vit i diplomacisë multilaterale. Sipas tij, prioritet ka qenë anëtarësimi në organizata të ndryshme. Sipas tij, deri në fund të vitit do të punohet paralelisht edhe për njohje dhe për anëtarësime të tjera.

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit