9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Përleshje në kufirin Turqi-Siri

94571Të dielën shpërthyen përleshje, ndërsa Turqia, mbylli kufirin me Sirinë, për të ndalur fluksin masiv të refugjatëve kurdë, të cilët i largoheshin kamionëve të militantëve të Shtetit Islamik. Turqia i hapi të premten kufijtë për refugjatët dhe sipas disa njoftimeve, atje kanë hyrë rreth 100 mijë kurdë gjatë 48 orëve të fundit.

Forcat turke të sigurisë përdorën gazin lotsjellës ndaj turmave të refugjatëve kurdë nga Siria, që përpiqeshin të kalonin kufirin me Turqinë. Dëshmitarët thonë se autoritetet turke e mbyllën kufirin me Sirinë, pasi dhjetra mijëra refugjatë hynë në territorin turk, që nga dita e premte.

Media arabe njofton se militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e 64 qyteteve dhe fshatrave kurde në një sulm masiv gjatë ditëve të fundit. Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara thotë se vërshimi i refugjatëve kurdë në Turqi është më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Zyrtarët e OKB-së thonë se në Turqi kanë hyrë 100,000 refugjatë kurdë.

Ndërkohë, videot amatore tregojnë luftëtarë kurdë duke qëlluar në drejtim të një tanku të Shtetit Islamik në periferi të qytetit me shumicën e banorëve kurdë, Ain al Arab. Dëshmitarët thonë se shumica e luftëtarëve kurdë janë të armatosur lehtë, ndërsa militantët kanë armatime të rënda.

Kryeministri turk Recip Tayyip Erdogan tha të dielën në një konferencë shtypi, se Turqia ka përdorur kanale politike dhe diplomatike për të siguruar lirimin e 49 diplomatëve të mbajtur peng nga Shteti Islamik në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Ai shtoi se Turqia ka diskutuar për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufirit të saj me aleatët e NATO-s.

Kryetari i Parliamentit sirian Mohammed Jihad Laham i tha të dielën ligjvënësve në Damask, se vendet perëndimore janë përgjegjëse për keqësimin e konfliktit në vendin e tij, duke ndihmuar grupet terroriste Jabhat al Nusra dhe Shtetin Islamik, ndërsa pretendojnë se i luftojnë ato.

Disa parti politike kurde, mes tyre PKK, e akuzojnë Turqinë se mbështet grupin Shteti Islamik, një akuzë që Ankaraja e mohon. Qeveria siriane, po ashtu e akuzon Turqinë, vazhdimisht, se i lejon luftëtarët e huaj të hyjnë të territorin e tyre, për t’iu bashkuar radhëve të Shtetit Islamik.

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Prizren: Kanosi me armë dy persona, arrestohet i dyshuari që iu sekuestruan edhe 96 fishekë

Të premten në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë. Policia e Kosovës në raportin 24...

Lajmet e Fundit