Jahjaga kërkon ndihmën amerikane për të dunuarat gjatë luftës

Jahjaga-Catherine RussellPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Ambasadoren amerikane për çështje të grave, Catherine Russell, me të cilën diskutuan për iniciativat për fuqizimin e gruas në Kosovë.

Jahjaga theksoi se, si shtet i ri, Kosova ka ndërmarrë një qasje proaktive në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në jetën publike dhe vendimmarrje, përfshirë përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal.

Ajo e njoftoi Ambasadoren Russell për përpjekjet institucionale në Kosovë për ta ndihmuar riintegrimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar në veçanti punën e Këshillit për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si një mekanizëm koordinues me objektiva të qarta, që ka për qëllim njohjen e statusit ligjor të kësaj kategorie dhe qasjen e saj në shërbime dhe fuqizim ekonomik të grave të prekura nga kjo formë e torturës.

Presidentja kërkoi nga Ambasadorja Russell përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërkombëtarizuar vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat globale rreth kësaj çështjeje dhe nënvizoi nevojën për të kërkuar drejtësi që do t’iu ndihmonte viktimave për të gjetur qetësinë e tyre dhe riintegrimin e destigmatizimin e tyre në shoqëri.

Ambasadorja Russell përshëndeti përparimin që e ka shënuar Kosova për barazinë gjinore dhe tregoi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit