Sonte nis festivali “Tingujt e Flautit”

Tingujt e FlautitSonte në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, fillon edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar Bienal “Tingujt e Flautit”.

Në kuadër të këtij festivali që fillon në orën 20, do të paraqiten instrumentistët nga Kosova, Bullgaria dhe Turqia. Koncertin e parë do ta hapë flautistja bullgare, Lydia Oshavkova.

Tingujt e flautës dhe të instrumenteve të tjera muzikore, do të jehojnë këtë fundjavë në Prishtinë, në festivalin ndërkombëtar të organizuar nga shoqata për art, “Fryma e Re”. Flautistja, Ermira Çitaku, njëherit edhe organizatore e këtij festivali ndërkombëtar, thotë për Radio Kosovën se, në mbrëmjen e hapjes së festivalit, do të performojnë instrumentistë dhe solistë të skenave botërore:

“Në këtë rast do të paraqitet një trio shumë interesnate nga profesor Lydia Oshavkova, Ayla Uludere, Aysen Bulut Pancarci. Është një kombimin I konservatoreve të njohura, që njëra është nga Sofja e njëra nga Stambolli, të cilat kanë një program të larmishëm”, ka theksuar Ermira Çitaku.

I gjithë programi I sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar Bienal “Tingujt e Flautit”, është shumë ambicioz, sipas organizatores Ermira Citaku, ku do të përfshihen vepra të ndryshme ndërsa do të performojë edhe flautisti nga Ferizaj Visar Mehmeti, pianistja nga Gjakova, Lirika Pula-Kasapolli, etj.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit