Vetëm dy shtëpi të Rahovecit mund t’i hapin dyert për turistë

Rahovec-Dy shtëpi për turistëDy prej shtatë shtëpive të qytetarëve të Rahovecit kanë marrë “vizën” për t’u shndërruar në shtëpi për promovimin e turizmit kulturor.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga anëtarët e Forumit Lokal për Trashëgimi Kulturore të Komunës së Rahovecit në bashkëpunim me organizatën suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB) bashkë me ata të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Koha Ditore.

Në fillim të këtij muaji CHwB-ja në bashkëpunim me Komunën lansuan ftesën publike në kuadër të projektit “Konvertimi i shtëpive tradicionale në bujtina”.

Gearda Demiraj, menaxhere e projektit të CHwB-së, thotë se në takimin e Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit u diskutua rreth përzgjedhjes së shtëpive të cilat do të konvertohen në bujtina “B&B” (Bad and Breakfast). Sipas saj, për përzgjedhjen e këtyre shtëpive Forumi…pati për bazë disa kritere si: vlerat e trashëgimisë kulturore dhe buxheti.

“Masa e degradimit të shtëpive (ato që janë shumë të degraduara konstruktivisht kërkojnë ndërhyrje shumë të thella që e kalojnë disa herë buxhetin e këtij intervenimi), lokacioni i ndërtesës, gatishmëria e pronarëve për ta përdorur shtëpinë e tyre si bujtinë”, është shprehur Demiraj, sipas së cilës, në bazë të kritereve të parathëna janë përzgjedhur shtëpia e Fehmi Kadriut dhe ajo e Sadedin Bugarit.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit