Kuvendi Kombëtar i PD-së, voton Sali Berisha

Sali Berisha-kuvendi PDKuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vijon sot ditën e dytë të punimeve. Në ditën e parë të Kuvendit votuan rreth 55 për qind e delegatëve, teksa orari i mbylljes së kutive u shty nga ora 18:00 për në 20:30.

Sot po votojnë 45% e 7500 delegatëve që nuk kanë votuar, dhe nga ku pritet të zgjidhen emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i është drejtuar kutive të votimit rreth orës 17:18 të mbasdites së sotme, për të hedhur votën e tij për delegatët dhe anëtarët e rinj të kësaj partie.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit