Hoxhaj në Prizren: Kosova është e të gjithëve dhe për të gjithë

Enver Hoxhaj ne Prizren14-28Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Prizren ku ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve politikë, deputetëve dhe komunitetit boshnjak, Hoxhaj ka thënë se Kosova shumetnike e veçmas Prizreni i njohur për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare është bërë i mundur edhe me kontributin që kanë dhënë boshnjakët kudo në Kosovë duke u integruar në jetën shoqërore dhe politike.

Sipas Hoxhajt, boshnjakët sikurse vetë shteti i Kosovës kanë pasur arritje dhe sfida por që janë tejkaluar me një vullnet dhe vendosmëri për të mirën e përbashkët dhe në Kosovën e të gjithëve e për të gjithë.

“Çdo herë keni besuar në Kosovën dhe shteti i Kosovës ka besuar në ju. Keni përfaqësuar vlerat tuaja më të mira që janë njëherësh edhe vlera të Kosovës. Jeni komuniteti më dinamik dhe punëtor, pa kontributin e të cilëve as shteti ynë i lirë e i pavarur nuk do të ishte i mundur. Prandaj, ju ftoj që të vazhdoni të besoni në shtetin e Kosovës, në të cilin jetoni dhe punoni”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Koha.net.

Kryediplomati në detyrë i ka ftuar boshnjakët që të vazhdojnë të luajnë rol konstruktiv në ndërtimin e një Kosove demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Më pas, ai ka takuar edhe përfaqësues të këtij komuniteti nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit