1.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Përfundojnë Ditët e Trashëgimisë Shpirtërore ‘Hajde!’ në Prizren (Foto)

Prizren-Performansa e valltareve te vegjelMe manifestimet e djeshme të realizuara në Sheshin Shadërvan në Prizren, u përmbyll një javë e plotë e Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore. Në ngjarjet përmbyllëse performuan vullnatërt e ShKA “Agimi” dhe instrumentistët e Kuartetit Pentagram, ndërsa në të njëjtën kohë të pranishmit e vizitonin mini-panairin e artizanateve dhe e shijonin ushqimin tradicional të rajonit të Prizrenit. Dita u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmrrësit e punëtorisë pesë ditore të Filigranit, aktivitet qendror i Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore HAJDE!.

“Manifestimet për të kremtuar trashëgiminë jomateriale (shpirtërore) u organizuan në kuadër të projektit të përbashkët të BE/KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë, nga 23 deri më 28 shtator 2014. Ditët e Trashëgimisë Kulturore HAJDE! në Prizren u organizuan nga EC Ma Ndryshe, ndërsa qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i trashëgimisë kulturore të rajonit të Prizrenit dhe nxitja e qytetarisë aktive për mbrojtjen e këtyre vlerave”, thuhet në kumtesën e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

“Në këtë javë kushtuar trashëgimisë jomateriale (shpirtërore) aktivitetet ishin të ndara në grupe, Punëtoria e zejes së Filigranit për të rinjtë dhe Hapësira Publike e Padukshme. Punëtoria e zejes së Filigranit kishte 12 pjesëmarrës nga Shkupi, Gjakova, Korça, Juniku, Prizreni, Prishtina e Tirana. Gjatë gjithë javës, këta të rinj kanë punuar me mjeshtrit e filigranit nga Prizreni dhe njëkohësisht kanë ndjekur një program ligjëratash dhe vizitash të trashëgimisë kulturore. Pas përfundimit të punëtorisë, secili pjesëmarrës prodhoi nga një vepër filigrani, të cilat u ekspozuan në ditën përmbyllëse të HAJDE!”.

“Pjesa e dytë e aktiviteteve të HAJDE! u mbajt në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe kishte për qëllim ekspozimin e praktikave shpirtërore të trashëgimisë në Hapësirën e Padukshme Publike të qytetit. Gjatë këtyre ditëve, në hapësirën publike u paraqitën Aziza Shefitagiq nga fshati Lubinjë e Poshtme me traditën e lashtë të pikturimit të fytyrës së nuseve nga rajoni i Zhupës, rapsodët e Malishevës me interpretimin e këngëve kreshnike dhe Ramadan Bajselmani nga Suhareka me mizhnicë (gajde) dhe fyell. Në ditën e fundit të javës HAJDE! performuan valltarët e ShKA Agimi nga Prizreni dhe instrumentistët e Kuartetit Pentagram, derisa në mini-panairin e artizanateve po ekspozoheshin produktet e punuara me dorë të filigranit, plisave, briskave dhe veshjeve tradicionale. Nëkëtë ditë u promovua edhe gastronomia tradicionale e rajonit të Prizrenit”.

Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga projekti i përbashkët i BE/KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Prizren-Hajde1 Prizren-Hajde2 Prizren-Hajde3 Prizren-Hajde4 Prizren-Hajde5 Prizren-Hajde6 Prizren-Hajde7 Prizren-Hajde8Prizren-Performansa e valltareve te vegjelPrizren-Hajde9

Më Shumë

Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më...

Rinumërimi shpërfaq dallimet, mijëra vota minus për disa kandidatë të PDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)...

Lajmet e Fundit