1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Korenica: Liderët duhet të pranojnë takim të përbashkët me presidenten

Fisnik Korenica-gsjpFisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, një prononcim për Telegrafin ka thënë se liderët e së cilës parti politike në Kosovë, nuk duhet të refuzojnë një takim konsultues me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëse kjo e fundit e bën një ftesë për takim të përbashkët me liderët e subjekteve politike.

Sipas tij, pavarësisht faktit se presidentja e vendit nuk ka aq influencë sa që t’i detyroj liderët e partive për ta gjetur një zgjidhje për ngërçin politikë, “besoj se secili liderë duhet të ketë guximin të shkoj në një takim të përbashkët me shefen e shtetit”.

“Pastaj në një procedurë të zakonshme konsultimi, presidentja me liderët e partive politike, të tentojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për sa i takon zhbllokimit të situatës politike. Bojkoti i një takimi të përbashkët, të ftuar nga presidentja e Kosovës, nuk mendoj që është i arsyeshëm, do të ishte shprehje kundër një versioni institucional të mënyrës sesi zgjidhen krizat institucionale sikurse kjo që e kemi pas zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Korencia për Telegrafin.

Ai më tutja ka theksuar se “nëse presidentja e thërret një tryezë të përbashkët, ku do të uleshin liderët e të gjitha partive politike, kjo nuk do të duhej të shihet si nënshtrim i bllokut VLAN ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e as si heqje dorë e VLAN-it nga kërkesat e saj”.

“Shefja e shtetit, kërkesën për takim të përbashkët me liderët e partive, e bën në bazë të pozicionit të saj kushtetues. Kurrsesi e drejta për të thirrur këtë takim nuk paragjykohet në bazë të asaj se cila parti e ka shumicën. Prandaj besoj se refuzimi i secilës palë nuk është i logjikshëm, sepse askush nuk e ka të drejtën të refuzoj konsultimet me shefen e shtetit për sa i takon çështjeve të funksionimit të institucioneve”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur rreth zërave që po dëgjohen brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e të cilët kërkojnë që të rishikohet marrëveshja në mes të bllokut VLAN, Korenica ka theksuar se deklarimet e disa deputeteve të LDK-së, të cilët kërkojnë rishikim të marrëveshjes, janë më shumë qëndrime personale në raport me ndarjen e tortës, respektivisht janë të pakënaqur me hisen që i takon LDK-së sipas marrëveshjes së bllokut VLAN.

“Qëndrimet e këtyre eksponentëve të LDK-së nuk duhet të shihen si qëndrime qe janë pro ndërtimit të qeverisë në mes LDK-së dhe PDK-së. Këto figura kanë të drejtë të bëjnë debat dhe të shprehin mendimin e tyre, edhe nëse ai nuk përshtatet me qëndrimin e partisë. Unë mendoj që ata (zërat kundërshtues brenda LDK-së), në mes të dy opsioneve – qeverisë së udhëhequr nga partia në pushtet dhe një qeverie të drejtuar nga blloku VLAN, do ta zgjidhin këtë të dytën”, ka thënë ai.

Më Shumë

Fitim Thaqi dhe “Drini Market”: Historia e një ëndrre që u bë realitet

Në një qytet të madh gjerman, larg fshatit të vogël të lindjes në Kosovë, rruga drejt suksesit shpesh duket e gjatë dhe e vështirë....

Bashkimi triumfon në Vlorë, mposht Flamurtarin në Ligën Unike të femrave

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke triumfuar me rezultat 58-66, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit