9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Prizreni miraton projektin për pastrimin e varrezave

Prizren-varrezetQeveria lokale e Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendimin që të alokojë mjete nga buxheti komunal për pastrimin e sërishëm të varrezave të komuniteteve të ndryshme fetare.

Kjo nismë sipas përfaqësuesve të ekzekutivit prizrenas do të jetësohet në prag të festave fetare, gjatë të cilave shumë qytetarë vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka theksuar se ky institucion kishte realizuar më herët gjatë vitit pastrimin e varrezave myslimane, katolike e ortodokse, por se është paraqitur nevoja për intervenim të sërish pas reshjeve të shumta atmosferike.

“Më herët i kemi pastruar varrezat, por ka marrë kohë me shi dhe është shfaqur nevoja që ato sërish të pastrohen”, ka thënë Muja, në takim me drejtorët e Ekzekutivit, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ka theksuar se në prag të festave fetare është e domosdoshme që të krijohet qasje më e lehtë për qytetarët që i vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit