Limaj: Dikush ka pritur se do të bëjmë revolucion sot

Limaj-Krasniqi ne KuvendI katërti që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës është udhëheqësi i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj i cili ka thënë se koalicioni opozitar nuk ka shkuar në Kuvend të bëj revolucion.

“Shumëkush ka menduar se ne do të bëjmë revolucion, kanë pritur se do të bëjmë diçka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shumë të krijojë institucionet e saj dhe ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetuten dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se ka shumë politikanë që para katër muajsh nuk e kanë lexuar fare Kushtetutën e Kosovës dhe vetëm tani pas këtij kaosi e kanë lexuar atë….

“Ky bllok e ka gjetur rrugën e bashkëpunimit. Natyrisht se kemi dallime programore në mes veti por na ka bashkuar diçka që është në interesin e përbashkët”, ka thënë të fjalimit të tij, Limaj./Indeksonline/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit