15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Blegtorët akuzojnë Ramadan Mujën për shitjen e dobët të qengjave

Delet ne suharekShumë blegtorë të komunave nga regjioni i Prizrenit ia kishin mësyrë sot qytetit të Prizrenit për të shitur kurban,me rastin e festës së Kurban Bajramit. Dikur shitja e kurbaneve bëhej në shumë lokacione,ndërsa kësaj radhe Drejtoria komunale e inspektorateve kishte përzgjedhur tregun e bagëtive në lagjen Arbana, një lokacion në lagjen ‘Bazhdarhane’ dhe një tjetër përball tregut të gjelbër “ Fatoni” për shitjen e kurbaneve.

Blegtorët Besim Hoxha nga Zhuri,Gafur Doda nga Restelica e Dragashit dhe Ilvi Haxhimustafa nga Rahoveci,njëzëri thanë se ndjehen të indinjuar që vendimi i Komunës së Prizrenit i ka zënë ata në befasi,sepse sipas tyre një gjë e tillë është vendosur shumë vonë dhe qytetarët nuk janë të informuar shumë për lokacionet se ku do të lejohet shitja e kurbaneve.

Blegtorët gjithashtu kritikojnë Bashkësinë Islame të Kosovës,që sipas tyre kanë ndikuar tek imamët e xhamive që të kërkojnë nga xhemati paratë e kurbanit e jo të bëhet blerja e kurbanit,sepse sipas tyre është shpikur edhe sëmundja e kaltër tek bagëtitë.

Një gjë e tillë i ka irrituar tej mase këta blegtorë,të cilët thonë se me këto veprime direkt po goditen ata. Përkundër këtyre shqetësimeve të blegtorëve,disa qytetarë kishin shprehur interesimin e tyre për të blerë në treg kurbanët.

Fadil Pacollari,tha se përkundër disa informacioneve të përhapjes së sëmundjes , ai nuk dyshon në besueshmërinë e shitësve të kurbanit,sepse thotë ai gjithmonë ka blerë kurban në treg.
Ndryshe,sipas informacioneve nga terreni,gjatë dites së sotme gjendje e njëjtë është paraqitur edhe në dy lokacionet tjera në Prizren ku është caktuar shitja e kurbanëve në Arbanë dhe lagjen “Bazhdarhane”/TV Prizreni/

Më Shumë

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Lajmet e Fundit