Komuna e Malishevës, pa asnjë çerdhe publike

MalishevaAs para e as pas luftës, banorët e komunës së Malishevës, që janë të punësuar, nuk patën mundësi asnjëherë t’i dërgojnë fëmijët e vegjël për kujdes në çerdhe.

Kësaj komune i mungon një çerdhe publike.

Në bazë të një plani urbanistik në rrugën “Hamdi Berisha” të lagjes “Mirditë” ishte paraparë vendi ku do të ndërtohej çerdhja. Por, me kalimin e viteve, çerdhes iu ndërrua destinacioni, të cilën komuna e pa të arsyeshme ta ndërtojë diku tjetër, derisa truallin e kompensoi, raporton KTV.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se tash ku është duke u ndërtuar çerdhja është vend shumë i papërshtatshëm dhe shumë larg qytetit.

Por, zyrtarët komunalë ndërrimin e vendit për ndërtimin e çerdhes e kanë parë më se të nevojshëm, transmeton Koha.net. Ndërsa, vonesën e ndërtimit të këtij objekti e arsyetojnë me mungesë të mjeteve financiare.

Banorët e 40 shtëpive hall e kanë edhe mosasfaltimin e rrugës, e cila sidomos gjatë stinës së dimrit u shkakton vështirësi të mëdha në qarkullim. Zyrtarët komunalë thonë se kjo rrugë do të asfaltohet kur t’i vijë radha.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit