31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

A mund të zgjidhet ngërçi, me dorëheqjen e Jahjagës?!

Jahjaga14-23Presidentja e shtetit nesër do t`i pres në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike, ku përmes këtyre propozimeve synohet dalja nga bllokimi i situatës aktuale politike në Kosovë, mëson RTK nga burime të saj.

Por, cilat janë zgjidhjet të cilat mund të çojnë në zhbllokimin e situatës në vend?

Analisti Naim Rashiti thotë për RTK-në se Jahjaga ka vetëm një zgjidhje. Ajo, sipas tij, është takimi i përbashkët i të gjitha partive politike dhe që kryesuesja Flora Brovina ta thërras seancën e Kuvendit ku do të ketë debat të hapur.

Por, në rast të dështimit të ndonjë marrëveshjeje, a mundet Jahjaga ta dërgojë vendin në zgjedhje?

“Presidentja mund të dërgojë vendin në zgjedhje, pa pyetur partitë politike”, thotë Rashiti.

Ndërsa, analisti Shpend Kursani thotë se ka disa zgjidhje që mund të bëhen për të dalë nga kriza aktuale politike.

“Ose të gjendet një zgjidhje jashtë Kushtetutës dhe atyre neneve ku Kushtetuta është e padrejtë, ose zgjidhja tjetër mund të bëhet duke u tërhequr njëra palë: ose PDK-ja ose Blloku. Por, këta s’po lëshojnë pe”, thotë ai.

Kursani daljen nga ky bllokim aktual e sheh edhe përmes dorëheqjes së presidentes Atifete Jahjaga.

“Nëse presidentja sheh që liderët nuk mendojnë për shtetin po për pushtetin, atëherë ajo mund të veprojë si një shtetase: duke mos menduar për pushtetin, të japë vetë dorëheqje e t`ia ja lëshojë këtë post Isa Mustafës; të zgjidhet kryeparlamentari i PDK-së; e pastaj një kostelacion qeveritar t’ia gjejë një pozitë asaj. Natyrisht, këto kalkulime politike nuk i sugjeroj. Por, nëse presidentja dëshiron zgjidhje, atëherë si një shtetase edhe në bazë të Kushtetutës mund të japë dorëheqje”, tha Kursani.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e Kaptazhës IV tek “40 Burimet” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar nisjen e punimeve për rehabilitimin e Kaptazhës IV në zonën e “40 Burimeve” në Prizren, me...

Premtoi ndërmjetësim për prona dhe mori para – Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth arrestimit të zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, I.O., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës...

Lajmet e Fundit