Seanca e Bllokut injorohet nga sekretaria e Kuvendit

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e bllokut paszgjedhor LDK-VV-AAK-NISMA kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës që para orës 9.30, në ditën kur ata kanë thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të filluar që më 17 korrik.
I pari nga deputetët është parë të ketë hyrë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa pas tij kanë hyrë edhe deputetë të tjerë.

Seanca e sotme nuk është thirrur zyrtarisht nga kryesuesja e saj, Flora Brovina, ndërsa deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në të.

Gjithashtu edhe sekretaria e Kuvendit duket se e ka injoruar thirrjen e 62 deputetëve për seancë pasi që në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka asnjë njoftim për seancën e sotme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë dje se seanca e sotme do të jetë vetëm për debat dhe nuk pritet që deputetët të marrin ndonjë hap për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. /kallxo.com/

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit