Emërohet juria për çmimin “Katarina Josipi”

katarina josipiKreu i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, të mërkurën, ka caktuar përbërjen e jurisë që do ta ndajë çmimin për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Laureati këtyre çmime që mban emrin e aktores që vjen nga Zymi i Prizrenit do të zgjidhet nga dramaturgia Doruntina Basha, regjisori Ilir Kabashi, aktori Jahja Shehu, dramaturgu Shefqet Gjocaj dhe udhëheqësi artistik i Tetarit Kombëtar të Kosovës, Emin Emini.

Këtë vit kanë ndryshuar rregullat e lojës për ata që nuk janë shtetas të Kosovës e ia mësyjnë çmimit më të madh të dramës në Kosovë. Sipas konkursit të hapur nga MKRS në korrik të këtij vitit e që është mbyllur në ditën e 22-të të muajit të kaluar “laureatë të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

Kriteret e tjera edhe sivjet janë të njëjta. Drama duhet të jetë e shkruar pas vitit 2000 përderisa zhanri e as numri i aktorëve nuk përcaktohet. Shpërblimet po ashtu nuk kanë lëvizur. Çmimi i parë merr shpërblimi prej 3.600 eurosh, i dyti 2.400 dhe i treti 1.200 euro.

Vitin e kaluar dramaturgu Ridvan Dibra ishte laureat i këtij çmimi me dramën “Lufta Tretë Botërore”. Çmimin e dytë e ka marrë Mentor Haliti e të tretin, Naser Shatrolli.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit