7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Penguan faljen në xhami, arrestohen katër persona në Suharekë

arrestimi 2Policia e Suharekës, ka arrestuar katër persona të dyshimtë për pengimin e faljes së akshamit në xhaminë e Suharekës. Këta persona janë arrestuar sot dhe për momentin janë duke u intervistuar nga ana e policisë.

Këta katër të arrestuar dyshohen se te enjten kanë penguar imamin e xhamisë së Suharekës, Muhamet Paçarizi në faljen e akshamit.

Sipas policisë, këta persona aplikojnë mënyrë të ndryshme të faljes së vakteve në krahasim me shumicën e xhematit që falet rregullisht në këtë xhami dhe “gjatë faljes flasin më zë të lartë”.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici imami Paçarizi, këta persona kanë penguar faljen e akshamit, ndërkohë që ai kishet ndërhyrë duke iu thënë që të falen si gjithë xhemati ose të largohen nga xhamia.

Në këtë rast ata iu kanë drejtuar me fjalët: “Ke ardhur prej Dragobilit dhe po don me na msu neve në Suharekë”.

Imami thotë se nuk është rrahur nga të dyshuarit, por vetëm është shtyrë dhe penguar.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe sekretarin e Bashkësisë Islame për Suharekë, Mejdi Hoxha, i cili tha se për këtë rast është thirrur mbledhja e Bashkësi e cila pritet të mbahet gjatë ditës së sotme për të diskutuar për këtë incident.

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit