21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Komunitetet braktisin Kosovën

komunitetiHareja e këtij komuniteti vërehet në hyrje të lagjes së tyre. Sapo t’u afrohesh shtëpive të tyre do të përballesh me muzikën e surleve dhe tupanëve, tingujt e të cilave nuk mungojnë për asnjë moment.

Kjo hare shihet në qytetin e Fushë Kosovës, në lagjen në të cilën jetojnë pjesëtarë të komunitetit, romë, ashkali dhe egjiptian (RAE).

Por, pavarësisht haresë, në atë lagje sheh njerëz të varfër, të drobitur, makina të stërvjetra dhe gra të mbuluara që enden kudo për të shitur suvenire të lira. Aty posa të hysh mund ta shohësh edhe një pazar. Në të banorët e komunitetit RAE shesin gjëra të përdorura nëpërmjet të cilave sigurojnë mbijetesën për familjet e tyre shumanëtarëshe. Duke u shëtitur asaj lagjeje mund të shohësh edhe kafiteri, autolarje si dhe dyqanet e improvizuara të banorëve të kësaj lagjeje.

Përfaqësuesi i këtij komuniteti në Kosovë, Qerim Gara shprehet se kushtet e dobëta ekonomike kanë bërë që më shumë se 140 familje me rreth 700 anëtarë të komunitetit RAE ta braktisin Kosovën gjatë katër muajve të fundit. “Arsyeja kryesore për migrimin e tyre ka qenë gjendja e dobët ekonomike. Ne në komunitetin ton kemi rom, ashkali, egjiptian, turk madje edhe serb. Por kushtet e këqija sociale, mungesa e vendeve të punës, kanë bërë që vetëm për katër muaj ta lënë Kosovën rreth 700 pjesëtarë të komunitetit tonë”, ka thënë Gara. /Tribuna

Më Shumë

Malisheva drejt përfundimit të projektit të sheshit dhe parkingut nëntokësor

Në Malishevë, po shkon drejt përfundimit projekti i ndërtimit të sheshit dhe parkingut nëntokësor, i cili përfshin edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimin...

Arrestohet një person në Rahovec, policia i sekuestron armë zjarri

Një person është arrestuar, më 14.07.2025, në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Policia njofton se lidhur...

Lajmet e Fundit