19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

OctoPoprock flet pas lojës në Shqipëri

OctoPopRockTre grupe të reja muzikore, që po bëjnë emër vitete të fundit në Evropë dhe përtej saj: ai gjerman FIVA nga Mynihu, FIJUKA nga Vjena dhe grupi i zviceranit Christian Tschanz, pjesëmarrës në festivalin Europian të këtij viti me këngën «Au paradies», u durtrokitën gjatë në koncertin e tyre në Tiranë këtë fundjavë.

Në sajë të një nisme origjinale të ambasadës gjermane, austriake dhe zvicerane në Tiranë ne kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman 2014, fansat e muzikës rep, pop dhe rock të kryeqytetit shijuan muzikën dhe performancën e tre grupeve, që sot janë ndër më trendy-t në Europë. Muzika shërbeu përsëri si një magji, që bashkon njerëzit, brezat dhe i bën ata një komunitet përtej kufinjve, gjuhës, kombësisë. Nina Sonneberg, repistja e njohur gjermane, 36 vjeç, e lindur dhe shkolluar në Mynih, rrëmbeu duartrokitjet e publikut, kryesisht të rinj dhe të reja, me natyrshmërinë e interpretimit dhe gjallërinë e saj. Ajo i shkruan vetë tekstet e këngëve dhe ka botuar në Gjermani edhe një libër me poezi.

“Dëshiroj të shkruaj për brezin tim, jam pjesë e tij, temat e këngëve të mia i marr, kur eci rrugëve, kur flas me miq e të njohur. Kryesisht shkruaj për punën, sesi fitohet paraja. Me tekstet e këngeve të mia dua t‘i them brezit tim se çfarë është jeta në të vërtetë: nuk është vetëm të punosh, të pish birrë, të bësh festa, por jeta duhet jetuar në plotërinë e saj, me dëshirën për të bërë diçka për shoqërinë. Dëshiroj të jem si një lloj modeli për vajzat e reja, për t‘ ju thënë, që mund të arrijnë gjithçka, nëse kanë talent dhe dëshirojnë të ecin përpara. Shkruaj këngë rep edhe për këngëtarë të tjerë. Shkruaj lirika dhe tekstet e gjithë këngëve të mia, jam e lumtur që jam me grupin tim muzikor FIVA. Jemi ne jetën muzikore të Mynih-ut, Berlinit dhe Vjenës, dhe njihemi si grupi i Wallenstein Platz, meqë mblidhemi shpesh në një kafene në këtë shesh historik të Vienës”, thotë Nina Sonnenberg për DW.

FIJUKA nga Vjena – eksperimente muzikore me interes

Dy muzikante, Ankathie Koi me origjinë nga Gjermania dhe Judith Filimonova u njohën para disa vitesh në Iniversitetin e Arteve në Vjenë, Koi vinte nga studimet në Mynih për këngëtare e muzikës klasike, Filiomonova studionte për kitarë bass. Të dyja i bashkoi vizioni i njejte i muzikës pop, si një kombinim mes anës së errët dhe humoristike të jetës. Nga ky vizion lindi grupi i tyre FIJUKA, që bëri të mundur realizimin e ideve dhe prirjeve të tyre artistike.

“Eksperimentojmë mënyra të reja për të bërë muzikë. Për ne çdo këngë është si të përshkruash një skenë të re nga jeta jonë, apo e njerëzve rreth nesh”, thotë për DW Ankathie Koi, karriera muzikore të të cilës filloi në Bavari në moshën 7 vjeçare.

Judith Filimonova është e entuziazmuar nga pritja e publikut në Tiranë. “Në Tiranë ka një interes të madh për muzikën eksperimentale. Me muzikën dhe interpretimin e grupit tonë FIJUKA dëshërojmë të themi “kemi diçka për këdo”.

Christian Tschanz – finalisti zviceran i Eurovizion 2014

Ngjyrat e koncertit OctoPopRock në Tiranë i pasuroi më tej interpretimi i Christian Tschanz nga Zvicra, që me muzikën e tij është bërë vitet e fundit shumë i njohur në Zvicër dhe në Europë. Ai këtë vit ishte ndër finalistët ne Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, me këngën “Au Paradies”. Tre grupet e koncertit OctoPopRock sollën në Tiranë përfytyrimin e skenës muzikore për grupet dhe talentet e reja: e larmishme, eksperimentale dhe përherë në lëvizje.

Më Shumë

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e...

Lajmet e Fundit