6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Thaçi: Qëndrimi i PDK-së për ngërçin, i qartë dhe i prerë

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaKreu i PDK-së, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur në qëndrimin e partisë së tij, pas takimit që ka pasur pasdite me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

“Kishim takimin e radhës me Presidenten dhe diskutuam për mundësitë e krijimit të institucioneve të reja, institucione këto që duhet dalin nga zgjedhjet e 8 qershorit dhe duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

Ai ka thënë më tej sa qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë dhe i prerë: respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pra PDK si fituese, të respektohet Kushtetuta dhe ligjet.

“Mesazhi im për liderët tjerë është që të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucione funksionale dhe stabile”, ka thënë ai.

Thaçi nuk ka qenë në gjendje të parashikojë se deri kur mund të zgjasin këso lloj takimesh me Presidenten, por është shprehur i bindur se zyra e saj është adresa e duhur ku duhet mbledhur liderët, raporton gazetari i Kohës Ditore.

“Varet nga vullneti i Presidentes, ne do ta respektojmë agjendën e saj. Ne besojmë se Presidentja është adresa e qëndrueshme për arritjen e një marrëveshje mes spektrit politik, si institucion i unitetit qytetar dhe politik”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Lajmet e Fundit