Liderët takohen për të dytën herë brenda 24 orëve (Foto)

Lideret ne GjakoveHashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj janë takuar për të dytën herë brenda 24 orëve të fundit. Njëherë në një lokal në Prishtinë me ftesë të Ambasadës Amerikane, ndërsa, sot në Darkën e Lamës e organizuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Ndryshe, prej përfundimit të zgjedhjeve s’ka pasur takime të liderëve të partive tjera me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë për të formuar institucionet por s’po mund ta marrin pozitën e Kryeparlamentarit pasi kjo pozitë me Kushtetutë po i takon vetëm partisë më të madhe, PDK’së.

Ende nuk dihet nëse ky takim do të shërbejë për tejkalimin e bllokadës politike, e cila po rrezikon të rrëshqasë edhe në krizë financiare për Shtetin e Kosovës, shkruan Express.

Lideret ne Gjakove1Lideret ne Gjakove3 Lideret ne Gjakove2

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit